Të fundit

Ish-kampioni i botës tërbohet me argjentinasin: Ai është djal i ku***!

Portieri i kombëtares argjentinase, Emiliano Martinez, fitoi popullaritet të madh pas pritjeve të tij në Botërorin e Katarit, ku fitoi kampionatin botëror me Argjentinën, por gjithashtu mori vëmendje për gjeste jo-sportive jashtë fushës së lojës.

Portieri i Aston Villa u kritikua veçanërisht për një gjest të papërshtatshëm pas marrjes së çmimit Portieri më i Mirë në Kupën e Botës.

Menjëherë pas këtij veprimi, ai bëri thirrje për ‘një minut heshtje për Kylian Mbappe’ në dhomat e zhveshjes.

Një nga ata që nuk i ka pëlqyer kjo sjellje është Adil Rami, ish-lojtari i kombëtares franceze, i cili fitoi titullin kampion bote në Rusi në vitin 2018.

Ai e ka quajtur Martinezin ‘njeriun më të urryer’ në botën e futbollit.

“M*** më i madh në botën e futbollit! Njeriu më i urryer, djal i një ku**”, ka shkruar Rami krahas një fotoje të Martinezit që ka shpërndarë në Instagram.

Krahas kësaj fotoje, Rami shprehu edhe mospajtimin e tij me vendimin e FIFA-s për t’ia dhënë argjentinasit çmimin e portierit më të mirë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci