Pas përfundimit të Kampionatit Botëror, FIFA ka publikuar ranglistën e kombëtareve me përditësimet e fundit.
Përkundër se janë eliminuar nga Kupa e Botës në çerekfinale, Brazili mban pozitën e parë në ranglistën e re, ndërsa menjëherë pas tyre vjen Argjentina, kampioni botëror.

Kosova ka mbetur në pozitën e 107-të, sikurse edhe në rangimin e fundit, ndërkaq Shqipëria është ngritur për një pozitë. Nga vendi i 67-të ku ndodhej, tani kuq e zinjtë zënë vendin e 66-të.


