Të fundit

Familja në shërbim të shtetit: Vajza triumfon në Izrael, babai ruan rendin në veri

Laura Fazliu ia zbardhi fytyrën Kosovës dje me medaljen e argjendtë që e siguroi në garën prestigjioze të xhudos, “Jerusalem Masters 2022”. Por, ajo nuk është e vetmja nga familja mitrovicase që po i shërben atdheut.

Përpos Laurës, babai i saj, Musli Fazliu është duke e bërë krenar Kosovën. Ai është duke e ruajtur rendin dhe qetësinë në veri të Kosovës ku situata është mjaft e brishtë dhe jostabile, me grupet kriminale të struktureve paralele serbe që janë prezente dhe me persona të maskuar që lëvizin kohë pas kohe nëpër qytet, shkruan Express, transmeton Paparaci.

Laura ndihet krenare me babanë e saj, i cili, bashkë me pjesëtarët e tjerë të Policisë së Kosovës, po qëndrojnë në veri në misionin e tyre qe afro dy javë.

E derisa Laura po luftonte po e festonte medaljen e saj në Jerusalem, babai i saj në të njëjtën kohë ishte në veri me detyrën për sundim të ligjit.

“Babi është në veri për rreth 12-13 ditë. Ndihem krenare për të. Ai po e bën punën e vetë, si çdo polic tjetër”, thotë Fazliu për Express.

Ndërkohë, xhudistja mitrovicase është e fokusuar në karrierën e saj të ndritshme që e ka përpara.

Nënkampionia e Evropës po e shijon çdo moment të suksesit të djeshëm, i cili ia hap rrugët e sigurimit të pikëve olimpike, pra pjesëmarrjes në Olimpiadën e Parisit më 2024.

Ajo mposhti xhudiste të fuqishme para se ta fitonte të argjendtën.

“Jam shumë e lumtur për këtë medalje. Është hera ime e parë që marr pjesë në Masters. Me këtë medalje e kam parë që jam në rrugën e duhur drejt Olimpiadës. Normal, qëllimi kryesor është Olimpiada, synimet i kam aty”, shton ajo.

Pa diskutim, merita të mëdha për sukseset e Laura Fazliut ka trajneri Driton Kuka, i cili njihet për nxjerrjen e kampioneve olimpike.

“Laura Fazliu ishte e mrekullueshme sot, pothuajse e çmendur. Mposhti kolore botërore deri në finale. Rrugëtimi i saj drejt Olimpiadës është i sigurt, s’ka më dilema aspak. Ajo i mori 1260 pikë olimpike”, ka shkruar trajneri më i mirë në botë në rrjetin social “Facebook”.

Laura Fazliu synon ta ndjek rrugën e Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës e Distria Krasniqit.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci