Të fundit

Ja sa fituan kampionët e botës në futboll, shuma nuk ka qenë kurrë më e madhe

Kampionët e rinj të botës, argjentinasit, kanë festuar prej ditësh titullin e tyre të tretë të botës.

Federata e Futbollit të Argjentinës do të ketë gjithashtu arsye për të festuar, pasi FIFA nuk ishte kurrë më bujare në ndarjen e çmimit monetar sesa këtë vit në Katar.

FIFA, këtë vit vendosi një fond prej 440 milionë dollarësh në tërësi për çmimet e ndara për të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse në Botëror.

Kjo shumë i bie të jetë 40 milionë më e madhe sesa shuma që është ndarë për kombëtaret në Botërorin në Rusi më 2018 dhe rreth 80 milionë më e madhe sesa Brazili 2014, kur fondi për fituesit ishte 358 milionë dollarë.

Këtë vit, nga ky fond, Argjentina fitoi 42 milionë dollarë, Franca 30 milionë dollarë dhe Kroacia 27 milionë dollarë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci