Të fundit

Pas problemeve me kombëtaren, Onana pensionohet nga Kameruni

Portieri i Interit, Andre Onana ka njoftuar sot për pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kamerunit duke thënë se zemra e tij do të vazhdojë të rrah për Kamerunin.

26 vjeçari nuk ishte titullarë me kombëtaren e tij për dy nga tri ndeshjet e fazës së grupeve të Kupës së Botës pas një argumenti për shkak të taktikave të trajnerit, Rigobert Song.

Onana luajti në lojën e parë kundër Zvicrës, por u zëvendësua në ndeshjen e dytë kundër Serbisë, dhe më pas u rikthye në shtëpi para ndeshjes së tretë dhe të fundit të fazës së grupeve kundër Brazilit.

Onana tani e ka konfirmuar që ai nuk do të luajë më futboll me kombëtaren e tij përmes një komunikate zyrtare në rrjetet e tij sociale.

“Çdo tregim e ka një fund, dhe tregimit tim me Kombëtaren e Kamerunit i ka ardhur fundi. Lojtarët vijnë dhe shkojnë, emrat janë të përkohshëm, por Kameruni mbetet i pavdekshëm, ashtu sikurse dashuria ime për kombëtaren dhe për popullin tanë të cilët gjithmonë na kanë përkrahur neve pavarësisht sa i vështirë ka qenë momenti”, shkruante Onana.

“Ndjenjat e mija nuk do të ndryshojnë kurrë, zemra ime kamerunase do të vazhdojë të rrah dhe kudo që do të shkoj, unë gjithmonë do të ngritë flamurin e Kamerunit sa më lartë që është e mundur”, shkruante më tej Onana.

Onana bëri debutimin e tij me Kamerunin në shtator të vitit 2016 dhe luajti në 34 ndeshje me kombëtaren.

Ai iu bashkua Interit si lojtar i lirë verën e kaluar pasi që i skadoi kontrata e tij me Ajaxin. Ai ka luajtur 13 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon me “Nerazzurët”, duke pranuar 16 gola dhe duke mbajtur portën të paprekur në pesë raste.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci