Të fundit

Guardiola thotë se Phillips është në mbipeshë pas Botërorit

Kalvin Phillips u rikthye nga detyra në Kupën e Botës me Anglinë në mbipeshë dhe jo i gatshëm për tu paraqitur kundër Liverpoolit, sipas trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Mesfushori e ka kaluar një periudhë jo të mirë deri tani te City për shkak të lëndimeve që prej se kaloi në “Etihad” nga skuadra e Leeds United.

Pavarësisht lëndimeve, Phillips ishte përzgjedhur nga Gareth Southgate për të qenë pjesë e skuadrës së Anglisë në Botërorin “Katar 2022”, por luajti vetëm 40 minuta përgjatë turneut para se “Tre Luanët” të eliminoheshin në çerekfinale nga Franca.

27 vjeçari, i cili ka arritur ta bëjë vetëm një paraqitje si zëvendësues në Premier Ligë me Cityn, mungoi në raundin e katërt të Carabao Cup në fitoren kundër Liverpoolit.

Kur bashkëlojtarët e tij anglez Jack Grealish, John Stones dhe Phil Foden u paraqitën në ndeshjen e parë pas Kupës së Botës, Guardiola sugjeroi se përgatitja fizike e Phillips ishte nën standardet e pritura.

“Ai nuk është i lënduar. Ai erdhi në mbipeshë. Nuk e di pse”, tha Guardiola.

“Ai nuk u rikthye në kondicion për të bërë seancat stërvitore dhe për të luajtur”, shtoi më tej trajneri i Cityt.

Guardiola gjithashtu e konfirmoi se Ruben Dias i është bashkuar Phillips për rehabilitim pasi që e pësoi një lëndim në muskul në humbjen e Portugalisë ë çerekfinale ndaj Marokut në Kupën e Botës.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci