Të fundit

Mozzik gati për lansimin e video-klipit

Mozzik ka parlajmëruar lansimin e këngës së parë të albumit më të fundit të tij.

Kënga do të publikohet me video-klip, ka bërë të ditur reperi përmes një njoftimi për fansat.

Njoftimin ai e bëri përmes rrjetit social Instagram, nga ku i dha bujë albumit që pritet ta publikojë.

Kënga e realizuar me videoklip do të publikohet në orët e fundit të ditës së enjte.

Mozzik, nderkaq ka pasur “përplasje” me Noizyn në postimet e tyre në “story” ditën e djeshme. Gjithçka ka nisur pas paralajmërimeve të të dy artistëve për këngë të reja.

Por, nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë forma atipike e paralajmërimit të një bashkëpunimi të dyshes me njëri-tjetrin.

“Planin” e ka dekonspiruar Rvchet, producenti i OTR që mes tjerash në story komunikimin e ka interpretuar si bashkëpunim, postim i cili më pas është fshirë shpejt nga story.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci