Futbollisti uellsian, Aaron Ramsey nuk “është bërë i gjallë” që prej eliminimit nga Kupa e Botës dhe klubi është i shqetësuar për gjendjen e tij.
Sipas mediave, 32-vjeçari është shumë i dëshpëruar për shkak të eliminimit të hershëm nga Botërori dhe nuk i është përgjigjur thirrjeve nga klubi.
Ai ende nuk është paraqitur në Nice, klubin e tij aktual në Francë. Trajneri i klubit francez ka thënë se atij i nevojitet kohë të rikthehet.
“Jo, nuk u kthye. Mendoj se Kupa e Botës ishte e vështirë për të për t’u tretur. Do ta shohim. Nuk fola me të, mund të flisja, por nuk fola. Ai ishte shumë i zhgënjyer me Kupën e Botës. Atij i duhet kohë për tu rikuperuar. Kjo është ajo”, deklaroi trajneri i Nice, Lucien Favre.
Nice manager Lucien Favre reveals Aaron Ramsey has yet to return a month on from Wales’ World Cup exithttps://t.co/xrd7j1nykY
— talkSPORT (@talkSPORT) December 29, 2022
Ramsey synonte kalimin e grupeve me Uellsin pas kualifikimit historik në Botëror, të cilin kombëtarja e tij e arriti për herë të parë që prej vitit 1958. Për fat të keq, Uellsi arriti vetëm një pikë në fazën e grupeve duke u eliminuar nga Kupa e Botës pas vetëm tri ndeshjeve.
