“Isha shume xheloz”, ka thënë Donald Veshaj, banori i Big Brother Albania Vip, derisa ka komentuar ndarjen nga ish e dashura, Bora Zemani.
Kanë kaluar muaj që kur Donaldi dhe Bora, prezantuesja e Top Channel, janë ndarë.
Por ata ende vazhdojnë të komentohen pasi asnjëri prej tyre nuk ka folur rreth ndarjes së tyre.
Shkak i ndarjes besohet se është bërë xhelozia e Donaldit bazuar në një bisede që ky i fundit ka bërë me Palomën në “Big Brother Vip”.
Me përgjigjet e tij, Donaldi lë të kuptonte se shkak i ndarjes ishte xhelozia, mungesa e vëmendjes dhe ekspozimi i tepërt.
I pyetur se a mund të ketë ribashkim mes tyre, aktori preferoi të mos pergjigjej duke thënë se “intervista mbaroi”. /Paparaci.com