Të fundit

“Xhaka është idhulli im” − Jashari flet me admirim, shpjegon edhe rastin me fanellë

Mesfushori zviceran me prejardhje shqiptare, Ardon Jashari ka folur rreth të ardhmes së tij, teksa nuk ka lënë pa përmendur edhe situatën me fanellën e tij në ndeshjen kundër Serbisë.

Në një intervistë për “Blick”, Jashari rrëfen për situatën e tij me klubin e Luzernit, të ardhmen e tij dhe idhullin, Granit Xhaka.

Jashari është ngritur shumë shpejtë në karrierë. Sezonin e kaluar ai kishte vetëm 28 minuta lojë, ndërsa tani ai është një titullar i padiskutueshëm te Luzerni ku edhe mban shiritin e kapitenit.

Për 20-vjeçarin flitej se ai do të transferohej në një klub tjetër por vetë futbollisti ka mohuar thashethemet, teksa ka filluar edhe stërvitjet me Luzernin.

“Kam dëgjuar për këtë. Sigurisht që do të doja të bëja hapin tjetër një ditë në mënyrë që të mund të zhvillohesha më tej. Aktualisht fokusi është në FCL. Unë dua të mbetem pa lëndime dhe të bëj përgatitje të mirë. Kam këshilltarë për pjesa tjetër.”

Së fundmi ai ka vazhduar kontratën. Por jo sepse donte t’i bënte një nder dikujt. “Por sepse e dija se mund të bëja hapin tjetër në zhvillimin tim këtu”.

Jashari ka përmendur edhe situatën e krijuar në Kupën e Botës në ndeshjen kundër Serbisë ku Granit Xhaka ngriti fanellën e tij pas ndeshjes, ku shumë kush e quajti atë si provokim.

Sipas mesfushorit 20-vjeçar ai veprim nuk kishte të bënte aspak me lidhjet politike, teksa ka treguar se Xhaka është idhulli i tij.

Kapiteni i Kombëtares ishte idhulli im për një kohë të gjatë. “Këtë ia kam përcjellë atij në ekipin tim të parë kombëtar”.

“Nuk ishte një deklaratë politike. Graniti më tha në fillim të Kupës së Botës se do të vishte fanellën time nëse kalonim grupin. Dhe kështu ishte në ndeshjen e fundit kundër Serbisë”, është shprehur Jashari.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci