Të fundit

Shaqiri kërkohet nga Trabzonspori

Sulmuesi zviceran me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri mund të rikthehet ta vazhdojë karrierën e tij në Evropë pas aventurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave turke, kampioni aktual turk, Trabzonspor synon ta transferojë përfaqësuesin zviceran, të cilin e kishte kërkuar edhe në të kaluarën.

Trabzonspori synon ta ngrisë synimin për titull të kampionit dhe për këtë i nevojitet të përforcohet në aspektin ofanziv.

Shaqiri bëri paraqitje pozitive në Kupën e Botës, ndërsa aktualisht është lojtar i Chicagos në ligën MLS.

Shaqiri ishte transferuar në klubin amerikan për 7 milionë euro nga Lyoni, ku luajti shkurt pas eksperiencës në Liverpool.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci