Në përkujtimin të Peles, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino propozoi që çdo shtet të emërojë një stadium në emër të Peles dhe tashmë si duket është shfaqur edhe vendi i parë që e ka pranuar propozimin e të parit të FIFA-s.
Vendi i parë që vendosi të emërojë një stadium me emrin Pele ishte shteti afrikan, Cape Verde.
Kryeministri i Cape Verde, Ulisses Correia e Silva konfirmoi se “Estadio Nacional de Cabo Verde”, i cili ka një kapacitet prej 15,000 vendesh dhe pret ekipin kombëtar të vendit, do të emërohet Stadiumi Pele për nder të legjendës së futbollit botëror.
“Njohje për këtë personazh që na bëri të gjithëve të mrekullueshëm, prezantoj aksionin për të emëruar stadiumin tonë kombëtar Pele Stadium. Shpresoj që më shumë vende të ndjekin propozimin tonë”, ka shkruar Silva në Facebook.
Me respektin e duhur për një legjendë të tillë, shumë e cilësuan këtë propozim si të çuditshëm, por është e sigurt që disa vende do t’i përgjigjen veprimit të Infantinos.
