Të fundit

Superkupa e Kosovës do të zhvillohet në Antali

Sikurse në vitin 2021 edhe këtë vit Federata e Futbollit e Kosovës ka vendosur që Superkupën e Kosovës ta zhvillojë në Turqi.

Me pëlqim e Ballkanit si Kampion i Kosovës dhe Llapit si fitues i Kupës së Kosovës, FFK-ja ka vendosur që Superkupën ta zhvillojë në Antali të Turqisë.

“KE vendosi pas konsultimeve me kampionin e Kosovës FC”Ballkani” dhe fituesin e Kupës e Kupës së Kosovës FC ”Llapi” dhe pasi këto klube gjenden përgatitje në Antalia të Turqisë, që ndeshja e Superkupës të zhvillohet në Antalia”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Superkupa e Kosovës do të zhvillohet më 21 janar të këtij viti.

Për herë të parë Superkupa e Kosovës ishte zhvilluar jashtë vendit në vitin 2021.

Atë vit në Antali takoheshin Drita dhe Prishtina. Fitimtare kishte dalë Prishtina, pasi kishte mposhtur Dritën me rezultat 3:1./Paparaci

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci