Të fundit

Prezantimi i Ronaldos te Al Nassr u shikua më shumë se finalja e Kupës së Botës

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Al Nassr në Arabinë Saudite shkaktoi bujë të madhe në komunitetin sportiv.

Duke parë impaktin e madh që ka Ronaldo te miliona adhurues të futbollit, prezantimi i tij me fanellën e klubit arab ka thyer çdo rekord të shikueshmërisë, duke tejkaluar edhe shikimet e finales së Kupës së Botës mes Francës dhe Argjentinës.

Gazetari Pedro Sepuleda tha se ceremonia e prezantimit të Cristiano Ronaldos në Al Nassr arriti “3 miliardë shikime në 40 kanale në mbarë botën”.

Kjo shifër ka tejkaluar në të njëjtat 40 kanale numrin e shikimeve të finales së Kupës së Botës në Katar midis Francës dhe Argjentinës, ku Messi e fitoi titullin pas gjuajtjeve drithëruese të penalltive.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci