Manchester United u kualifikua në xhiron e 4-të të FA Cup duke mposhtur Evertonin në Old Trafford me rezultat 3:1, ndërsa ndeshja u shënua edhe nga një gabim i pazakontë i portierit të “Djajve të Kuq”, David De Gea.
Braziliani Antony shënoi golin e epërsisë për vendasit në minutën e 4-të, ndërsa në minutën e 14-të mbrojtësi Conor Coady barazoi me ndihmën e përzemërt të De Geas.
Lojtari i Evertonit bëri një goditje në dukje të padëmshme nga thuajse një goditje nga këndi i vdekur dhe De Gea reagoi në një mënyrë të pabesueshme në përpjekje për të rrëzuar topin me gjunjë ndërsa ishte kundër shtyllës.
Topi kaloi nëpër këmbë dhe iu kthye Conor Coady, i cili shënoi nga më pak se një metër për të bërë rezultatin 1:1.
David de Gea 🥴
(via @EmiratesFACup)pic.twitter.com/JG2bM8FoW3
— B/R Football (@brfootball) January 6, 2023
De Gea hyri në historinë e skuadrës nga Old Trafford, pasi arriti në vendin e dhjetë në listën e lojtarëve me më shumë paraqitje ndonjëherë në fanellën e United (511).
Coady ishte shënuesi i golit të tretë në ndeshje, por në minutën e 52-të, fatkeqësisht, e devijoi topin në rrjetën e tij, pas një krosimi të Rashfordit.
