Të fundit

Grenell fajëson Kurtin për aksionin në veri

Ish i Dërguari i Posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell ka fajësuar Prishtinën zyrtare për “veprime të pamatura dhe të rrezikshme” në raport me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Grenell i ka quajtur manipulime politike për qëllime zgjedhore “nga disa në Prishtinë”, ngjarjet që nxitën tensione në veri mëngjesin e së mërkurës.

“Marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe duhet të ndiqet – kjo që ndodhi sot është një shkelje e marrëveshjes”, ka thënë Grenell, transmeton Paparaci.com.

“Manipulimet politike nga disa në Prishtinë para zgjedhjeve lokale të së dielës në Kosovë duhet të ndalen. Kjo është e rrezikshme dhe e pamatur”, vijon ish-ushtruesi i detyrës së Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së ShBA-ve.

Në shkrimin e tij në Twitter, Grenell bëri thirrje për reagim të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për ngjarjet në Kosovë.

Grenell ka ndërmjetësuar Marrëveshjen Ekonomike të Paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Uashington në shtator të vitit të kaluar. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci