Pronarët e Paris Saint Germain, të udhëhequr nga Nasser Al-Khelaifi, kanë mbajtur një takim lidhur me blerjen e gjigantit anglez, Tottenham Hotspurs.
Qatar Sports Investments (QSI) dëshiron ta rrisë perandorinë e saj të futbollit dhe të investojë në ligën më të fortë në botë.
Emiratet e Bashkuara Arabe (Manchester City) dhe Arabia Saudite (Newcastle) kanë investuar tashmë në Angli, ndaj kjo mund të shtyjë edhe grupin nga Katari që të jetë prezente me një klub në Angli.
Gazetari i Ben Jacobs nga CBS raportoi se presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka rritur përpjekjet e tij për të marrë në pronësi një klub në ligën më të fortë në botë.
Për shkak të këtij synimi, ai shprehu interes dhe kontaktoi disa nga klubet më të forta angleze, dhe më tej zgjodhi Tottenhamin. Tashmë, siç raporton gazetari Jacobs, është zhvilluar raundi i parë i bisedimeve.
Sipas Jacobs, Al-Khelaifi u takua me shefin e Tottenhamit, izraelitin Daniel Levy në Londër javën e kaluar.
Nisur nga fuqia financiare e katarit, nuk do të ishte e pazakontë që Tottenham të kishte shumë shpejtë një pronar jashtëzakonisht të pasur, gjë për të cilën ëndërrojnë tifozët nga Londra Veriore, sepse pronari Levy është shoqëruar prej kohësh me epitetin e “koprracit” më të madh në botën e futbollit.
