Sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi është zyrtarizuar sot te skuadra rumune, Cluj dhe pas kompletimit të transferimit atë e ka falënderuar klubi i Ballkanit.
Krasniqi ishte pjesë e Ballkanit nga viti 2019 dhe ishte njëri prej futbollistëve kryesorë në rrugën drejt titullit kampion dhe suksesit historik në garat evropiane.
Përmes një postimi në Facebook, Ballkani ka falënderuar Krasniqi për kontriubitin, teksa i ka dëshiruar suksese të vazhdueshme në karrierën e tij.
“Faleminderit për kontributin kampioni ynë, Ermal Krasniqi. Emri yt do të gjithmonë i skalitur në klubin tonë. Ballkani të dëshiron shumë shëndet dhe suksese në karrierë”, thuhet mes të tjerash në postimin e Ballkanit.
