Skuadra norvegjeze, Viking është e interesuar për shërbimet e sulmuesit kosovar, Mirlind Daku.
Daku që momentalisht ndodhet në formë huazimi te skuadra e Muras është duke kaluar një periudhë fantastike duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave.
Viking janë në kërkim të një sulmuesi dhe sipas raportimeve nga mediet norvegjeze, Daku është opsioni i duhur.
Në 22 paraqitje këtë sezon, sulmuesi kosovar ka shënuar 14 gola ndërsa ka dhuruar edhe një asistim.
