Skuadra nga Arabia Saudite, Al-Nassr nuk e ka ndërmend të ndalet në merakton e janarit. Pas transferimit të Ronaldos, drejtuesit e ekipit arab kanë përgatitur ofertë për mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busquets.
Busquets ka kontratë me Barcelonën deri në fund të sezonit dhe sipas raportimeve të ESPN, Al-Nassr ka për synim transferimin e tij.
Thuhet se Busquets tashmë është kontaktuar nga drejtuesit e klubit saudit, të cilët i kanë bërë ofertë për ta vazhduar karrierën në Lindjen e Mesme.
Mësohet se Busquetsit i është ofruar kontratë trevjeçare me pagë vjetore prej 13 milionë eurosh.
Duket se Busquets është joshur nga oferta e klubit Al-Nassr dhe pritet së shpejti të jap një përgjigje për të ardhmen e tij. 34-vjeçari është kapiten i Barcelonës dhe këtë sezon ka një asistim në 25 ndeshje të luajtura.
