Të fundit

Ndeshja mes Arsenalit dhe Oxford United dyshohet të jetë e kurdisur, FA fillon hetimet

Federata e Futbollit e Anglisë ka hapur një hetim për dyshimet lidhur me bastet për ndeshjen mes Oxford United dhe Arsenalit në raundin e tretë të FA Cup.

Oxford United u mposht nga Arsenali me rezultat 3:0, ndërsa tani federata ka filluar hetimet lidhur me disa dyshime për trukime të mundshme në ndeshje, raporton Daily Mail.

Ndërkaq, sipas raportimeve nga Sky Sport, në federatën angleze janë dorëzuar edhe disa prova lidhur me dyshimet për trukimet në këtë ndeshje.

Lideri i Premierligës, Arsenali, do të takohet me Manchester Cityn në raundin e katërt të FA Cup.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci