Stadiumi ikonik i Kupës së Botës “Qatar 2022”, “974 Stadium”, që supozohej se do ti dhurohej Kosovës është çmontuar i tëri dhe ai më nuk ekziston në Katar.
Stadiumi “974” ishte i ndërtuar nga kontejnerët dhe ishte ndërtuar vetëm përkohësisht për ti mirëpritur ndeshjet e Kupës së Botës, për tu zhvendosur më pas përjetësisht në ndonjë vend tjetër.
I ndërtuar nga 974 kontejnerë, stadiumi ikonik mirëpriti gjithsej shtatë ndeshje në Kupën e Botës, duke përfshirë edhe ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë, ku Xhaka e Shaqiri siguruan një vend në 1/8 e finales.
Saktësisht një muaj pas përfundimit të Kampionatit Botëror, stadiumi “974” nuk eksiton më në Doha pasi është zhvendosur i tëri.
View this post on Instagram
Për ta siguruar stadiumin ikonik kanë aplikuar disa shtete, përfshirë këtu disa shtete afrikane si dhe Kosovën.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ishte shprehur se kanë aplikuar për të siguruar stadiumin “974”, teksa sipas tij FFK-ja ishte pretendentja kryesore për ta fituar stadiumin pasi ata kanë raporte shumë të mira me FIFA-n.
Ende nuk dihet saktësisht se kujt do ti dhurohet ky stadium, mirëpo pretendenti kryesorë sipas të gjitha raportimeve është Uruguai, që mes të tjerash është edhe aplikues për të marrë organizmin e Botërorit 2030.
