Të fundit

​Asllani i emocionuar para derbit me Milanin: Nuk jam mësuar kështu

Kristjan Asllani ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fushë gjatë përballjes mes Interit dhe Parmës që përfundoi me fitoren e zikaltërve me rezultat 2-1 pas 120 minutave lojë.

Ai mori mbi super organizimin e lojës në repartin e mesfushës dhe e bëri atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Kjo fitore ishte e rëndësishme, ne e dinim se ndeshja e parë është gjithmonë më e vështira. Ne u futëm në telashe në pjesën e parë, pastaj ishim të mirë për ta përmbysur atë dhe e merituam”, u shpreh Asllani pas ndeshjes.

Ai shtoi se tani fokusi do të jetë tek ndeshjes e ligës kundër Veronas.

“Tani le të mendojmë për Veronën, duke qenë se humbëm disa pikë në ligë, duhet të marrim 3 pikë dhe të përpiqemi ta marrim këtë kampionat”.

Ndërkohë Interi po përgatitet edhe për finales e Superkupës së Italisë që zhvillohet më 18 janar dhe Asllani thotë se është i emocionuar për atë sfidë.

“Nuk jam mësuar të luaj këto lloj ndeshjesh dhe ndjej emocione, por siç e thashë më parë, tani le të mendojmë për Veronën”, ka përfunduar ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci