Pas prezantimit të sulmuesit 21-vjeçar, klubi i futbollit Prishtina ka prezantuar portierin 21-vjeçar, Agron Kolaj.
Kolaj transferohet si lojtar i lirë te Prishtina teksa në të kaluarën ka mbrojtur portën e klubeve si KF Gjakova, Dukagjin Gjakovë, Besa e Pejës dhe FC Llapi.
Shtatlarti ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës, U-19 dhe U-21.
