Mbrëmjet e gjata të dimrit kalohen më së miri duke shikuar Netflix. Ne ju sjellim top 10 dokumentarët, posaçërisht nëse jeni të interesuar për kafshët dhe mrekullitë e natyrës.
Qysh prej vitit 2016 është përfolur se Netflix është një “Powerhouse Documentary” dhe statistikat në atë kohë tregojne se 68 milion njerëz i shikuan dokumentatër.
Netflix sjell dokumentarë rreth zhvillimit dhe gjendjes reale të planetit tonë për momentin, çështjet globale, çështjet mjedisore, ndotja, mungesa e ujit, ruajtja e kafshëve e shumëckatjetër që ju dëshironi të dini.
- A Plastic Ocean (2016)
Gjithëçka filloi me një aventurë dhe ekspeditë për të filmuar kafshën më të madhe në planet, Balena Blu. Kjo aventurë çoi në zbulimin tronditës të mbeturinave plastike të cilat lundronin në mes të Oqeanit Indian.
Studiuesit Craig dhe Tanya udhëtojnë në njëzet vende të botës për të na raportuar mbi shkallën e madhe të kësaj katastrofe të shkaktuar nga përdorimi i plastikës në disa dekada më herët.
Ky dokumentar gjithashtu ofron një sërë strategjish që mund të zbatohen për të zvogëluar ndikimin e plastikës, dhe ato na motivojnë që të riciklojmë sa më shumë që të mundemi.
2. Chasing Coral (2017)
Shkëmbinjtë koralë mund të jetojnë për mijëra vjet, por vetëm nëse i kanë kushtet e duhura. Në këtë dokumentar ne mësojmë se pothuajse 93% e nxehtësisë së ndryshimit të klimës përthithet nga oqeani, duke rezultuar në temperatura më të larta të ujit dhe si pasojë e kësaj ndodh zbardhimi i koraleve.
Situata të tilla me të cilat përballen organizmat në shtresat më të thella të tokës na inkurajojnë të luftojmë për to. Pasi shëmbinjtë nënujorë koralorë janë pjësë themelore e ekosistemit për krijesat e detit, por edhe për njerëzit.
- Rotten (2018)
Ky dokumentar patjetër mund t’ju bëjë t’i shikoni zakonet e juaja të të ngrënit. Rotten është një dokumentar dyvjeçar i cili trajton korrupsionin në industrinë e mjaltit. Përveç procesit të përfitimit të mjaltit dokumentari na prezanton edhe me Honeygate një operacin i sukseshëm që zbuloi rrjedhën e mjaltit të rremë nga Kina.
Rotten do t’ju tregojë se cfraë po ndodhë me industrinë ushqimore në gjithe botën dhe sa është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për këto çështje, sepse në fund të fundit jemi ne ata që e konsumojmë këtë ushqim.
- Our Planet (2019)
Nga krijuesit e Planet Earth dhe Blue Planet, dokumentari Our Planet është një seri dokumentaresh prej tetë episodash me skena të mahnitshme të xhiruara gjatë katër viteve nga më shumë se 600 anëtarë të ekuipazhit në 50 vende.
David Attenborough rrit ndërgjegjësimin tonë për kafshët e egra më të rralla në botë dhe habitatet më të çmuara si dhe kërcënimet me të cilat përballen.
- Islands Of Faith (2019)
Gjatë 90 minutave ky dokumentar na çon në 7 ishuj të ndryshëm të popullsisë indoneziane.
Kjo histori tregon besimin e vendasve dhe menyrën se si ata e shikojnë qëndrueshmërine e fesë në të gjitha aspektet e fesë së tyre.
Nga të krishterët në Papuanë perëndimore e deri tek ceremonitë hindu të Balines në Nyepi filmi na edukon për larminë e kulturave dhe marredhëniet e tyre me mjedisin.
- Brave Blue World (2020)
Në dallim me dokumetarët e tjerë të përfshirë në listë, Brave Blue World përfundon me një mesazh optimist dhe premtim për trajtimin e çeshtjes së ujit në një të ardhme të afërt.
Për t’i bërë gjërat më mirë, Matt Damon dhe Jaden Smith dy themeluesit e organizatave jofitimpturëse të lidhura me ujin, na shpjegojnë me shkenctarë të tjerë se sa afër jemi me mungesën e ujit, ndërsa në disa vende të ndryshme mund të shohim risi në rregullimin e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve.
Në fund, ky dokumentar na jep shpresë se të gjithë ne mund të ecim përpara dhe të bashkojmë forcat për t’i dhënë fund krizës së ujit.
- David Attenborough: A Life On Our Planet (2020)
David Attenborough është legjendë në botën e dokumentareve, kështu që mos u habitni nga fakti që ne po propozojmë një tjetër dokumentar të tij. Ai ka jetuar një jetë të jashtëzakonshme në 95 vitet e tij dhe në këtë dokumentar historia e tij fillon në ndërtesat e rrënuara pranë termocentralit të Cernobilit duke na treguar se si ky shpërthim shkatërroi qytetin në të cilin dikur kanë jetuar mbi 50.000 njerëz.
Edhe pse natyrës i duhet kohë dhe energji për tu rigjeneruar, njerwzimi ka bërë te kundërtën për të ndodhur kolapsi.
Nëse vazhdojmë me këtë tempo, ai vëren se deri në vitin 2100 bota do të ishte pothuajse katër herë më e ngorhtë gjë e cila çon në zhdukjen masive.
- My Octopus Teacher (2020)
Siç shihet edhe emri, Craig është një mësues i shkëlqyer i oktapodit dhe ka ndikuar jo vetëm në qëndrimin e tij ndaj natyrës dhe kafshëve, por edhe të njerëzve në përgjithesi. “Ajo cfarë më mësoi ishte ndjenja… që ju i përkisni këtij vendi dhe nuk jeni vetëm vizitor. Ky është një dallim i madh” Gjatë një viti shoqërimi ata krijuan një miqësi dhe besim që i ndryshoi jetën përgjithmonë.
9. Kiss The Ground (2020)
Ajo që na ofron Woody Harrelson është një aryse në vete për ta shtuar këtë dokumentar në listën must-watch. Njëri ndër dokumentarët më të shikur i vitit 2020. Kiss the Ground është njëri nga filmat më frymëzues dhe na bën më të vetëdijshëm ndaj pasojave katastrofike të praktikave aktuale bujqësore.
Menaxhimi i dobët i tokës është problem social por edhe ekologjik.
Në bashkëpunim me të famshëm të ndryshëm ne arijmë në një plan të përbashkët për të luftuar krizën klimatike.
- Breaking Boundaries (2021)
Për këtë dokumentar thuhet se do të mësohet edhe në shkolla në kuadër të njohurive të përgjithshme. David Attenborough dhe shkencëtari Johan Rocksrom në detaje hetojnë ndikimin ndryshimit e antropogjen në nëntë proceset dhe ku qëndrojmë në lidhje me “pikën e kthimit të pakthyeshëm” për secilin.
Ky dokumentar 75 minutësh na çon në kufijtë që nuk duhet të kalojmë për hir të vetes. Dekada e ardhshme është vendimtare për ecurine e ardhshme në të gjitha sferat e jetës, dhe nëse ne nuk përgjigjemi: kush tjetër do ta bëjë?