Shtëpia botërore e futbollit, FIFA ka publikuar listën prej 14 futbollistëve që garojnë për çmimin e më të mirit.
Votimi ka nisur menjëherë dhe do të zgjasë deri më 3 shkurt, përpara se fituesi të shpallet në ceremoninë e çmimeve më të mira të FIFA Football Awards.
Lista kryesohet nga Lionel Messi, i cili fitoi Kupën e Botës në Katar muajin e kaluar me Argjentinën. Së bashku me Messin, është edhe një tjetër shok i tij nga kombëtarja e Argjentinës.
Voting for #TheBest FIFA Football Awards is now open! 🏆
From coaches and footballers to the fans, the awards annually honour the most outstanding achievements of the world’s most popular sport.
Voting is open until February 3 on FIFA+:
— FIFA (@FIFAcom) January 12, 2023
Julian Alvarez, i cili po lufton për disa minuta në Manchester Cityn e tij dhe rrallëherë ka mundësi të performojë, megjithëse koha e tij nuk ka ardhur ende dhe duket qartë se është një talent i jashtëzakonshëm.
Priten pak a shumë emrat e mbetur. Në mesin e 14 lojtarëve më të mirë në botë janë katër nga PSG (Lionel Messi, Kylian Mbappe, Neymar dhe Achraf Hakimi), tre nga Real Madrid (Luka Modrić, Karim Benzema dhe Vinicius Junior), tre nga Manchester City (Kevin De Bruyne, Erling Haaland dhe Julian Alvarez), Jude Bellingham i Dortmundit, Robert Lewandowski i Barcelonës, Mohamed Salah i Liverpoolit dhe Sadio Mane i Bayernit.
