Të fundit

Kukeli emërohet trajner te Grasshopperi

Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, Burim Kukeli nis rrugëtimin si trajner, pasi klubi i Grasshopers i ka besuar drejtimin e skuadrës U21. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi zviceran, që njofton se pas eksperiencës si ndihmës i Paolo Tramezzanit te Sioni, Kukeli do të jetë trajner i parë i Grasshopper U21.

Në këtë eksperiencë të parë si trajner, Kukeli do të ketë si asistent shqiptarin tjetër, Sero Noka, i cili më herët ka qenë ndihmës-trajner edhe te Laçi e Kukësi në Superiore, teksa te Grasshopper do të jetë edhe përgjegjës i video-analizës.

“Me drejtimin e ri dhe stafin e ri të trajnerëve të ekipit U21, ne synojmë të bëjmë një gjysmë të dytë të sezonit në nivele shumë të larta. Gjithashtu synojmë rritjen dhe zhvillimin e duhur të të rinjve që kemi në ekip”, deklaroi drejtori sportiv Bernt Haas.

Kukeli 38-vjeçar ka luajtur për klube të ndryshme në Zvicër gjatë karrierës së tij, teksa numëron edhe 27 ndeshje me fanellën kuqezi të Shqipërisë dhe tani nis një rrugëtim të ri, atë të trajnerit, me synimin për të shkruar edhe këtu një kapitull të bukur të karrierës së tij.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci