Të fundit

Rashica mbetet në stol pas performancës së dobët ndaj Fenerbahçes

Sulmuesi kosovar, Milot Rashica duket se ka zhgënjyer trajnerin e Galatasarayit me performancat në ndeshjet e fundit, pasi sipas mediave turke, Rashica ka humbur vendin e titullarit.

Rashica është inkuadruar tetë ndeshje radhazi nga fillimi i takimit, por performanca e tij e dobët në derbin ndaj Fenerbahçes ka bërë që Rashica të mbetet në stol sot.

Galatasaray do të takohet me Hatayspor me fillim nga ora 18:00 dhe sipas mediumit turk, “Aksam”, Rashica do të mbetet në stol.

Mediumi në fjalë madje e ka titulluar artikullin me titullin: “Rashica ishte e vetmja mollë e kalbur e Galatasarayit në derbi”.

Formacioni i mundshëm i Galatasaray:

Muslera, Boey, Nelsson, Abdulkerim, Dubois, Torreira, Berkan, Oliveira, Kerem, Barış Alper, Icardi.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci