Të fundit

Sermaxhaj ndërpret punën te Malisheva për shkak se kontrata e tij nuk i është vërtetuar te FFK-ja

Trajneri aktual i Malishevës, Sami Sermaxhaj ka ndërprerë punën me skuadrën malishevase për shkak se drejtori sportiv i klubit nuk e ka vërtetuar kontratën e tij te Federata e Futbollit e Kosovës.

Sermaxhaj ka pezulluar momentalisht punën e tij tek skuadra e Malishevës, shkak i mosdeponimit të kontratës së tij në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ai ka theksuar për ‘GazetaBlic Sport’ se nuk është duke shkuar në punë derisa kontrata e tij të deponohet në FFK.

Ai ka pritur qe katër muaj që një gjë e tillë t’i bëhet nga klubi kosovar, megjithatë drejtori sportiv, Kafexholli nuk ia ka mundësuar, andaj trajneri ka vendosur të mos të stërvisë lojtarët derisa të zgjidhet ky problem.

“Nuk më është deponuar kontrata, nuk më është vërtetuar në FFK, kam biseduar për këtë me drejtorin, i cili më tha se nuk kohë m’u marrë me këtë, kurse unë i thashë se nuk të punojë më pa u bërë një gjë e tillë”, tha fillimisht Sermaxhaj.

“Pagesat ishin në rregull, pres të sqarohem me kryetarin. Mendoj që problemi nuk ka qenë me ekipin, por çasja jo e duhur. Kam pritUR katër muaj, ky është sinjal jo i mirë. Kam dëshiruar që të më deponohet para se të shkojmë në Turqi”, përfundoi ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci