Të fundit

Supremja vendos prapë masë të përkohshme për lejet e hidrocentraleve në Deçan

Gjykata Supreme ka vendosur sërish masë të përkohshme për lejet e hidrocentraleve në Deçan. Për këtë ka njoftuar Organizata Joqeveritare “Pishtarët”.

“Në nëntor të vitit 2022, Gjykata Kushtetuese e pat hequr masën e përkohshme për operimet e hidrocentraleve në Deçan dhe e ktheu këtë çështje në rivendosje tek Gjykata Supreme. Jemi njoftuar se Gjykata Supreme në vendimin e ri e kthen prapë masën e përkohshme, duke argumentuar se në të kundërtën, operimi i Hidrocentraleve mund t’i shkaktojë dëme të pariparueshme interesit publik dhe qytetareve të Deçanit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ky vendim thuhet se është shumë i rëndësishëm për themelet e demokracisë dhe të drejtat e qytetareve në mbrojtje të interesit publik “përballë akterëve të fuqishëm si Kelkosi”.

“Për më tepër, shpresojmë se ky vendim do të shtyjë Kelkosin dhe zinxhirin e institucioneve të Kosovës, që nga Komuna e Deçanit, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, dhe deri te Zyra e Kryeministrit që tash e tutje të veprojnë me transparencë dhe të i respektojnë të drejtat e qytetarëve të Deçanit dhe shoqërisë civile në mbrojtje të mjedisit. Lumbardhi është i popullit dhe askush nuk ka të drejtë të bëjë pazare pas dyerve të mbyllura me ujin dhe jetesën tonë”, thuhet në njoftim.

Për këtë ka njoftuar edhe aktivistja Shpresa Loshaj. “Ju njoftojmë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e masës për përkohshme për operimin e Hidrocentraleve të Kelkos në Deçan dhe kthimit të lëndës në Gjykatën Supreme për rivendosje, Gjykata Supreme prapë e kthen masën e përkohshme, pra e len në vend vendimin origjinal të Gjykatës Themelore”, ka shkruar ajo.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci