Të fundit

Ceferin takon Çekun dhe Ademin, ja çfarë u diskutua

Presidenti Agim Ademi dhe ministri i Sportit, Hajrulla Çeku me bashkëpunëtorë, kanë takuar sot në selinë e UEFA-s në Nion, të parin e këtij institucioni, Aleksandër Çeferin.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte çështja e infrastrukturës së futbollit në të gjithë Kosovën. Me këtë rast, ministri Çeku e shpalosi planin 5-vjeçar të ministrisë që drejton për ndërtimin e stadiumeve të reja dhe renovimin e stadiumeve ekzistuese në vendin tonë.

Sipas këtij projekti Kosova në të ardhmen do t’i ketë katër stadiume të kategorisë së katërt të UEFA-s, shtatë stadiume të kategorisë së dytë dhe 12 stadiume lokale.

Presidenti i UEFA-s e vlerësoi projektin e paraqitur si shumë të mirë dhe theksoi se do të gjejnë rrugë për pjesëmarrje dhe mbështetje financiare të këtij projekti në kuadër të programit “HatTrick”, por edhe nga fonde tjera të UEFA-s.

Presidenti Ademi dhe ministri Çeku e falënderuan kreun e UEFA-s për pritjen e ngrohtë dhe për gatishmërinë e tij për ta përkrahur idenë e këtij projekti në të gjitha format, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme që ai po i jep futbollit të Kosovës.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci