Të fundit

Molliqaj: Në Ditën e Pavarësisë gjykohet UÇK-ja

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se në ditën e Pavarësisë së Kosovës do të gjykohet UÇK-ja.

Reagimi i tij vjen pasi kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, njoftoi se më 17 shkurt do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Sipas Molliqajt, “dita e gjykimit të historisë dhe përpjekja jonë çlirimtare po përputhet ironikisht edhe me kalendarin e Gjykatës Speciale”.

“Bash ditë gjykimi, për ata që mbahen peng dhe për ne si shoqëri që deshëm çlirimin. Kjo gjykatë nuk e njeh historinë e Kosovës. Është indiferente ndaj saj. 17 shkurti për këtë trupë gjykuese është veç një ditë tjetër pune, jo etike në karrierën e tyre personale”, shkroi ai në Facebook.

“Ndërsa ata që po gjykohen politikisht dhe padrejtësisht ishin luftëtarët e vyer të çlirimit që kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. 17 shkurti po merr shumë kuptime. Kësaj radhe nuk kemi festë. Kjo datë thërret për reagimin e secilit. Ata mbrojtën vendin, ne duhet t’i mbrojmë ata edhe me këtë datë”, përfundoi ish-deputeti Molliqaj.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci