Të fundit

Chollet bisedon me Kurtin, i kërkon që ta pranojë propozimin e BE-së

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka njoftuar se sonte ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se i ka kërkuar Kurtit që Kosova ta pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

”Fola me Albin Kurtiin sot për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës që ta pranojë atë. Një temë kryesore ishte partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, tha ai.

”Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen përpara me diskutimet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kontekstin e Dialogut dhe nevojën që zyrtarët serbë të Kosovës të kthehen në postet e tyre”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci