Të fundit

Nura: Rreth 15 milionë euro kostoja e dëmeve nga vërshimet në Skenderaj

Të enjten disa komuna të Kosovës janë goditur nga vërshimet pas reshjeve të shiut. Njëra ndër komunat më të prekura nga vërshimet është ajo e Skenderajt, e cila po përballët me një gjendje të jashtëzakonshme.

Kosto e dëmeve të shkaktuara pas përmbytjeve që shkaktuan reshjet e shiut në këtë komunë, ka prekur shifrën e 15 milionë eurove. Kështu tha kreu i Skenderajt, Fadil Nura.

Nura tha se më të prekurit nga vërshimet janë ekonomitë familjare.

“Pas vërshimeve gjendja është jashtëzakonisht e rënd sepse vërshimet kanë lënë shumë pasoja dhe dëme materiale si në ekonomi familjare, në biznese si dhe në prona bujqësore. Jemi duke u marrur me familjet e prekura por dëmet kanë një kosto të jashtëzakonshme për kapacitetet që ka komuna. Gjithsej deri tani rreth 15 milionë euro është kosto e dëmeve”, tha Nura.

E për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga vërshimet, kryetari Fadil Nura thotë se nevojitet ndihma e Qeverisë.“Nga niveli qendror kam marrë zotime që do të jenë pjesë e kompensimeve të dëmeve dhe mbetët të shihet. Ne presim që do të ketë një fond të mjaftueshëm për qytetarët nga Qeveria dhe është përgjegjësi e tyre që në raste të tilla t’i dalin në ndihmë qytetarëve”, u shpreh Nura për Front Online.

Ndryshe, të enjten komuna e Skenderajt ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas situatës së rënduar nga vërshimet. Komunat më të prekura ditëve të fundit nga reshjet e shiut në Kosovë, janë Skenderaj, Mitrovica, Klina, Istogu dhe Podujeva.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci