Analisti, Afrim Haliti ka komentuar rritjen e çmimit të tatimit në pronë. Ai përmes një postimi në Twitter se është e pa kuptimit që shumë e tatimit të llogaritet vetëm në raport me çmimin e pretenduar të pronës në treg.
Nuk ka aspak kuptim që shuma e tatimit të llogaritet vetëm në raport me çmimin e pretenduar të pronës në treg. Përllogaritja është formulë paksa më komplekse dhe do duhej të përmbante edhe vlerën e shërbimeve që i kthehet qytetarit. (1/5)
— Afrim Haliti (@AfrimHaliti) January 24, 2023
Tutje, Haliti ka shkruar se me rritjen e çmimit të tatimit në pronë që do të jetë 571 euro, do të duhej që rroga mesatare në Kosovë të jetë 16 mijë e 221 në vit, apo 1352 euro në muaj.
Po të ishte në Kosovë raporti i njejtë i përqindjeve, atëherë çmimi i ri i tatimit në pronë prej €571 do duhej të nënkuptonte një rrogë mesatare prej €16.221 në vit apo €1352 në muaj fatkeqësisht edhe duke e shpërfillë faktin që shumica e familjeve… (4/5)
— Afrim Haliti (@AfrimHaliti) January 24, 2023
Madje, ai ka treaguar se shuma mesatare e tatimit në pronë arrinë 0.45% të vlerës mesatare të një prone, dhe 3.52% të rrogës mesatare.
Qytetarët kanë ngritur shqetësim për rritjen e çmimit të tatimit në pronë.
