Komuna e Deçanit u trondit mbrëmjen e sotme nga një ngjarje tragjike. Autobusi me nxënës që po udhëtonte nga Deçani për në Gllogjan, u qellua me kallashnikov mu në këtë fshat, duke lënë të vdekur tre persona. Në mesin e viktimave janë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.
Kurse, nga kjo tragjedi ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër që po trajtohet në Spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetën, raporton Paparaci.
Për këtë tragjedi sonte kanë raportuar edhe mediat e huaja.
Associated Press ka cituar zyrtarë të Policisë së Kosovës e të Emergjencës në Pejë të cilët kanë treguar për numrin e të vrarëve dhe gjendjen e të plagosurit.
Po ashtu, AP-ja ka njoftuar se krerët e shtetit kanë reaguar pas kësaj ngjarje tragjike.
Përveç Associated Press, për ngjarjen tragjike në Gllogjan kanë shkruajtur edhe media të tjera prestigjioze si Washington Post e Reuters.
