Policia e Kosovës është duke intervistuar dy persona, të cilën mund të kenë lidhje apo dijeni me vrasjen e trefishtë në Gllogjan, ka mësuar Paparaci.
Të dy personat (emra të njohur për redaksinë) janë nga i njëjti fshat me viktimat, i kanë thënë mediumit online Paparaci, burime brenda organit të policisë.
Një nga të intervistuarit është familjar i vajzës, njërës prej tri viktimave të ngjarjes.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, tha sonte në një paraqitje para mediave se janë dy ose tri pista të dyshimeve që po hetohen nga autoritetet lidhur me vrasjet në Deçan, të premten.
Megjithatë, ai ka thënë se tash është ende herët të ketë persona të dyshuar për rastin.
