Të fundit

PDK e humb rastin përballë deputetit të vet, Bekim Haxhiu

PDK-ja e ka humbur çështjen në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtesave (PZAP) kundër deputetit të Grupit të saj Parlamentar, Bekim Haxhiu.

PZAP-ja, në një vendim të nxjerrë të mërkurën, e hodhi poshtë ankesën e PDK-së kundër deputetit të saj me arsyetimin se ajo ishte e pasafatshme, raporton Paparaci.com.

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Skenderaj këtë javë ushtroi ankesë kundër “Kamishit” për shkak të presionit të pretenduar ndaj votuesve për ta votuar kandidatin e Listës “Ideal”, Bekim Jashari, në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit.

Në ankesën e PDK-së, Dega në Skenderaj pretendohet se deputeti Bekim Haxhiu në një tubim elektoral të organizuar nga lista “Ideal”, të mbajtur në fshatin Lubovec të komunës së Skenderajt, ka frikësuar dhe shantazhuar qytetarët.

“Këto zgjedhje kanë me u mbajtë në histori. Kanë mu regjistru edhe në KQZ, me katund, me bashkësi lokale kush për kënd u kanë. O vallahi me shpi ka mu ditë kush u kanë me Jasharajt, me Bekim Jasharin e kush u kanë kundër tyre”, kishte thënë Haxhiu, duke paralajmëruar se kush voton kundër listës “Ideal” do të ketë pasoja.

Haxhiu, njoftoi rreth dy javë më parë për rreshtimin e tij përkrah Bekim Jasharit në zgjedhjet lokale.

Derisa ka dal hapur në mbështetje të kandidaturës së Bekim Jasharit kundër Fadil Nurës, kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Haxhiu ende është pjesë e strukturave të PDK-së.

Ai, shërben si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe është pjesë e Grupit Parlamentar të PDK-së. /Paparaci.com.

 

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci