Të fundit

Përsëri rrahje masive në NBA, gjyqtarët përjashtojnë pesë basketbollistë

Një rrahje e madhe ka ndodhur në ndeshjen e zhvilluar në Target Center mes Minnesota Timberwolves dhe Orlando Magic.

Gjithçka nisi një minutë para fundit të çerekut të tretë ku u përfshinë shumë basketbollistë.

Basketbollisti i vendasve, Austin Rivers shkoi për të goditur zëvendësuesin e mysafirëve Mo Bamba i cili dukej se ka provokuar atë nga banka rezervë.

Shumë basketbollistë u përfshinë në rrahje derisa pas disa minutave gjërat u qetësuan në parket.

Gjyqtarët e ndeshjes përjashtuan pesë basketbollistë, Rivers, Jaden McDaniels e Taurean Prince nga vendasit derisa Jalen Suggs e Mo Bamba nga mysafirët.

“Ky nuk është një moment i mirë për mua. Ndihem në siklet pasi jam më i moshuari në ekip dhe e konsideroj vetën si lider ose një nga drejtuesit e ekipit. Ishte një lojë e çuditshme dhe nuk mendoj se kjo ndihmoi aspak. Nuk më bën të ndihem mirë kjo që ndodhi”, ka thënë Rivers pas ndeshjes.

Rrahje masive ndodh shpesh të kemi në parketet e NBA-së, ndërsa kjo mes basketbollistëve të Minnesotas dhe Orlandos ka qenë ndër më të mëdhatë këtë edicion në elitën e basketbolli amerikan.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci