Të fundit

Bashkim Nurboja zgjidhet kryetar i Bordit të BQK-së

Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka zgjedhur Bashkim Nurbojën për kryetar të tij.

Në një njoftim të BQK-së thuhet se Nurboja është profesor universitar në fushën e ekonomisë, me doktoratë të përfunduar në Universitetin e Lubjanës – Fakulteti Ekonomik.

“Në punim të doktoratës ka trajtuar industrinë bankare. Z. Nurboja, Magjistraturën e ka përfunduar në Angli në Universitetin Staffordshire, si dhe studimet për Biznes i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Bashkim Nurboja ka publikuar punime të ndryshme shkencore në revista shkencore në lidhje me industrinë bankare. Po ashtu, ka marr pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare me fokus për financa. Nurboja është Profesor në Fakultetin e Biznesit në Universitetin “Haxhi Zeka”, si dhe ka qenë pjesë të projekteve të ndryshme të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

Nurboja pason kryetarin e deritashëm, Flamur Mrasorin, të cilit i ka përfunduar mandati.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci