Të fundit

Lirohen dhjetëra ushtarë në shkëmbimin e të burgosurve Rusi-Ukrainë

Dhjetëra të burgosur lufte rusë dhe ukrainas janë kthyer në shtëpi pas një shkëmbimi të të burgosurve, kanë bërë të ditur të shtunën zyrtarët nga të dyja palët.

Ndihmësi i lartë i presidentit ukrainas, Andriy Yermak, ka thënë në një postim në Telegram se 116 ukrainas u liruan, raportoi Associated Press.

Ai ka shtuar se të burgosurit e liruar përfshijnë trupa që qëndruan në Mariupol gjatë rrethimit disamujor të Moskës që e rrënoi qytetin jugor, luftëtarë guerilë nga rajoni Kherson dhe snajperë të kapur gjatë betejave të ashpra në vazhdim për qytetin lindor të Bakhmutit.

Zyrtarët rusë të mbrojtjes, ndërkohë, njoftuan se 63 trupa ruse ishin kthyer nga Ukraina pas shkëmbimit, duke përfshirë disa të burgosur të kategorisë së veçantë, lirimi i të cilëve u sigurua pas ndërmjetësimit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Një deklaratë e lëshuar të shtunën nga Ministria ruse e Mbrojtjes nuk dha detaje rreth këtyre robërve të “kategorisë së veçantë”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci