Të fundit

Tahiri: PDK bën një gabim të madh nëse voton në Kuvend një marrëveshje pa njohje

Abelard Tahiri, shef i deputetëve të PDK-së ka komentuar publikim e draft- statutit për Asociacionin nga organizata gjermane FES.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është dashur të merret më këtë çështje, e jo organizatat jo-qeveritare, qofshin ato vendore apo ndërkombëtare.

“Kjo duhet të jetë një iniciativë e Qeverisë, pra detyrat tona të shtëpisë nuk duhet të lejojmë që të na i bëjnë të tjerët që të kemi imponim nga të tjerët, sepse sikur të kishim pasur një dokument zyrtar nga Qeveria e Kosovës, atëherë OJQ ose të huajat ose tonat do ta kishin më problem të vinin deri te prezantimi i drafteve konkrete. Bazë për diskutim nuk do të jenë drafte të tilla, bazë për diskutim duhet të jenë draftet e Qeverisë së Kosovës, sepse ato janë zyrtare dhe ne duhet të marrim pronësi mbi këto procese dhe ne duhet të dimë saktë çka po ndërtojmë dhe ai draft dhe tendenca që Asociacioni të ketë rrugës kompetenca ekzekutive është shumë e dëmshme. Hala më të dëmshëm e bën faktin se po flasim për marrëveshje finale pa njohje, po e lëmë rrugën qel që në kuadër të këtij moratorium kur të vjen koha të ulem në tavolinë për njohje finale. Ky Asociacion, nesër mund të shndërrohet ën Republika Srpska”, thotë ai në “Blic Interview”.

Sipas tij, në rast të marrëveshjes pa njohje, PDK do të bënte gabim të madh në rast se do ta votonte këtë marrëveshja në Kuvend si pjesë e ratifikimit.

“Unë sot nuk mund të them qëndrimin e PDK-së, sepse ose Kryesia ose Kuvendoi do ta marrë një vendim për këtë. E shoh si shumë gabim nëse PDK do ta votonte një marrëveshje pa njohje, ju e dini deri para një vitit letrat që kanë ardh nga SHAB e kanë përmendur njohjen, ndërsa sot në një situatë të re që legjitimon status qou, do të ishte gabim i madhe që ne ta përkrahnim me votë”, thotë ai.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci