Të fundit

13 të vdekur nga zjarret pyjore në Kili

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve në pyjet në pjesët qendrore dhe jugore të Kilit.

Drejtori i Shërbimit Kombëtar në Kili, Mauricio Tapia, bëri të ditur se edhe një helikopter u rrëzua ku vdiqën dy persona, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

“Për fat të keq, duam të shprehim se kemi 13 viktima në total. 11 persona humbën jetën në rajonin Biobio. Piloti bolivian dhe tekniku kilian vdiqën në një helikopter që u rrëzua”, tha ai.

Ministri kilian i Bujqësisë, Esteban Valenzuela, tha në një deklaratë se një helikopter zjarrfikës i ngarkuar për t’iu përgjigjur zjarreve në pyje u rrëzua.

Më shumë se 50 zjarre pyjore kanë vazhduar në La Araucania, Biobio dhe Nuble dhe më shumë se 45 mijë hektarë sipërfaqe janë shndërruar në hi deri më tani.

Mijëra njerëz janë evakuuar për shkak të zjarrit që ka kërcënuar zonat e banuara, ndërsa më shumë se njëqind shtëpi janë djegur plotësisht.

Siç njoftohet, edhe pjesëtarët e ushtrisë kanë mbështetur përpjekjet për shuarjen e zjarreve të rënda që kanë vazhduar në zonat qendrore dhe jugore të vendit.

Në rajonet jugore, të përfshira nga një valë e nxehtësisë intensive, temperatura e ajrit është rritur në 40 gradë.

Është njoftuar se presidenti Gabriel Boric do të anulojë pushimet e tij në Patagonia dhe do të shkojë në rajonin ku ka ndodhur fatkeqësia.

Boric njoftoi se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në rajonet qendrore dhe jugore.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci