Të fundit

​Arrestohen 2 shqiptarë në Itali për trafikim të substancave narkotike

Mbrëmjen e 2 shkurtit, 2 shqiptarë janë arrestuar në Itali për trafik droge.

Një 21-vjeçar dhe një 42-vjeçar udhëtonin me një fugon në të cilin kishin fshehur 5 pako me heroinë dhe kokainë, konkretisht 5.642 kg. Gjatë kontrollit nga policia u gjetën dhe mbi 73 mijë euro, shkruan Euronews Albania, transmeton Paparaci.

Marifeti i përdorur nga dyshja ishte aroma e rëndë, që supozohet të çorientonte qentë që do të nuhasnin brenda mjetit.

Brenda pjesës së pasme të fugonit, policët gjetën disa çanta të llojeve dhe madhësive të ndryshme, me ushqime (vaj dhe fruta dhe thasë me mish në gjendje të avancuar dekompozimi) të cilat lëshonin një erë të fortë të përzier.

Sidoqoftë, shqiptarët nuk i shpëtuan kontrollit të imtësishëm dhe ranë në prangat e policisë italiane.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci