Të fundit

Autobusi i tragjedisë po ruhet nga policia

Autobusi i tragjedisë së trefishtë që tronditi mbrëmë Gllogjanin, ende gjendet në vendin e ngjarjes, një ditë pas sulmit.

Ndërkaq, ky autobus ende po ruhet nga Policia e Kosovës. Është raportuar që deri më tani në vendin e ngjarjes ka patrulluar Njësia Speciale e Kosovës, kurse vendi i krimit është rrethuar me shirita.

Për rastin e vrasjes së trefishtë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se kanë marrë informacione të ndryshme.

Aktualisht janë duke u bërë ekzaminimet dhe pastrimi i terrenit.

Të vdekur në Gllogjan të Deçanit kanë mbetur shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Një nxënës tjetër, 17 vjeçar, është plagosur dhe po trajtohet në Spitalin e Pejës.

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti gjatë ditës ka bërë të ditur se dyshimet fillestare janë se ky sulm është kryer nga një person, por që mund të ketë ndërlidhje të shumë personave tjerë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci