Të fundit

Brnabiq: Kurti dobëson pozicionin e tij sa herë i thotë “jo” Asociacionit

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq tha sot se këmbëngulja e Serbisë në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe forcon pozitën e vendit të saj, ndërsa shtoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e dobëson pozitën e Prishtinës zyrtare sa herë që ai i thotë “jo” kësaj.

Duke komentuar deklaratën e Kurtit se Asociacioni do të formohet, por vetëm pas arritjes së marrëveshjes me Beogradin për njohje reciproke dhe pas plotësimit të disa kushteve të tjera, Brnabiq tha se “formimi i AKS-së është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013”.

“AKS-ja është ajo për të cilën ne kapemi dhe këmbëngulja në formimin e saj e forcon pozitën tonë dhe e dobëson pozitën e Prishtinës sa herë që Kurti thotë ‘jo’”, ka thënë Brnabiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 2 shkurt në një seancë të Kuvendit, se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të konsiderohet me disa kushte – mes tjerash, ai “duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës”.

Një tjetër kusht, sipas tij, është që Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik.

“Duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale”, është shprehur Kurti.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci