Të fundit

Një tjetër krisje në raportet mes fqinjve, Kroacia ‘ia tërheq veshin’ Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman ka kontaktuar dje homologun e tij serb, Ivica Daçiq, sapo ka marrë vesh për rastin e deputetit kroat Marijan Pavliçek, të cilit i është ndaluar hyrja në Serbi.

Kryediplomati kroat ka shprehur pakënaqësinë e tij për trajtimin e shtetasve kroatë, të cilëve u është ndaluar hyrja në Republikën e Serbisë.

Po ashtu, nota e protestës i është përcjellë edhe ambasadorit të Republikës së Serbisë në Zagreb, i cili është dtuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme kroate mëngjesin e sotëm.

“Dje, sapo ka marrë vesh rastin e lartpërmendur, ministri Grliq Radman ka kontaktuar kolegun e tij Ivica Daçiq dhe ka shprehur pakënaqësinë e tij për trajtimin e qytetarëve kroatë, të cilëve u është ndaluar dhe penguar hyrja në Republikën e Serbisë”, tha Ministria e Punëve të Jashtme të Kroacisë në një komunikatë për media.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci