Të fundit

Jovanoviq: Kurti nuk ka dashur të dalë nga burgu i Nishit, atë e kanë nxjerrë jashtë

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike serbe, Çedomir Jovanoviq, zbuloi se si e ka lutur kryeministrin aktual të Kosovës Albin Kurti që të dalë nga burgu në Nish në vitin 2001, pasi lirimi u nënshkrua nga presidenti i atëhershëm Vojisllav Koshtunica, pas dy vjet e gjysmë të vuajtjes së dënimit prej 15 vjetësh, raporton gazeta serbe Kurir.

“Ai në atë kohë nuk ka dalë nga burgu, ai është nxjerrë nga burgu. Meqë të gjithë tani po e kritikojnë vendimin e Koshtunicës për lirimin e tij, por aq sa ata tani janë kundër atij vendimi, po aq ka qenë edhe vetë Kurti kundër atij vendimi. Besoni apo jo, më mori në telefon drejtori i burgut për të më thënë se nuk di çfarë të bëjë, sepse Kurti nuk do të dalë nga burgu, kështu që shkova dhe fola me të, ai më thotë: “Unë nuk e njoh Jugosllavinë, unë nuk i njoh vendimet e presidentit te saj. A më keni dënuar me 15 vjet, unë do të qëndroj këtu 15 vjet”. I thash hej Albin, o burrë, është e kot, të gjithë u larguan. E nxorën nga burgu. Në fakt, ai nuk kishte më as vend në burg”, ka thënë Jovanoviq, transmeton Paparaci.

Jovanoviq iu referua edhe faktit se Koshtunica tani është një nga nënshkruesit e peticionit kundër propozimit evropian për çështjen e Kosovës.

“Është e lehtë për Koshtunicën që nga një kasolle me dru atje, ku gjoja po rri pa energji elektrike të heshtë dhe të nënshkruajë peticionet e “Dverit” këtu në Beograd. Vojo, më fal, por duhet të bësh diçka. Ti ishe president i këtij vendi, bëj diçka. Shko, gjeje dikë që do ta mbështesë këtë idenë tënde. Por nuk është në gjendje, si të gjithë ata që e kanë nënshkruar”, thotë Jovanoviq.

Jovanoviq komentoi edhe deklaratën e liderit të Partisë Socialdemorate serbe dhe ish-presidentit të Serbisë Boris Tadiq se ajo që i është ofruar presidentit serb Aleksandar Vuçiq me planin evropian është më pak se ajo që i ishte ofruar atij në vitin 2011.

“E thirra Tadiqin pas asaj deklarate, i thashë, Boris, më mirë vrit veten pas asaj që ke thënë, sesa të bësh çfarëdo tjetër. Dhe ai më tha se nuk pajtohet me atë plan dhe se Vuçiq vetë e solli situatën deri këtu, etj. Ka aty shumë gjëra që unë mund të kuptoj, por thelbi është në atë se edhe atëherë, në vitin 2011, kur ai e bëri këtë, kur e refuzoi, unë i kam thënë mos, Boris, e di që është vështirë, por as nesër nuk do të jetë më e lehtë.

Ai thotë: “Ti e di shumë mirë se në çfarë pozicioni kemi qenë atëherë. A e di se kam mundur të them atë që doja, por nuk kam mundur të bëja atë që doja. Se kam qenë president i cili pas vetes nuk ka pasur një shtet me institucione të konsoliduara dhe një popull racional. Që të parët Vuçiqi dhe Toma më kishin kryqëzuar dhe më kishin djegur në mes të Terazijes po t’i kisha thënë Angela Merkelit, mirë, ne do t’i tërheqim institucionet serbe nga Kosova. Më rrëzuan në vitin 2012 sepse kanë konstatuar se forcat demokratike nuk mund të sjellin këtë ndryshim në Ballkan, por se gjithçka vjen nga e djathta, e cila e ka ri definuar veten”, ka përshkruar Jovanoviqi bisedën me Tadiqin./Paparaci

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci