Të fundit

Haradinaj s’e kursen pushtetin rreth dialogut: Mos-koordinimi me ShBA-të – rrezikoi interesin nacional

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në mbledhjen e sotme të kryesisë së AAK-së, kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend.

Ai tha se kolegët e tij politikë i ka informuar për përmbajtjen e vizitës që e ka zhvilluar në ShBA, përfshirë takimet në Departamentin e Shtetit, Senat dhe Kongres, e po ashtu edhe me përfaqësues të institucioneve tjera amerikane.

Gjithashtu, deputeti Haradinaj pati kritika ndaj Qeverisë Kurti rreth qasjes në dialog dhe raporteve me ShBA-të.

“Ishte dakordim i përbashkët që zhvillimet politike në vend janë në momentet më vendimtare për shtetin tonë. Qeveria Kurti ka dështuar në ndërtimin e një strategjie e cila do e vendoste Kosovën në pozitë të favorshme në raport me Serbinë. Moskoordinimi me aleatët tanë, veçmas me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional dhe gjitha të arriturat e deritanishme të shtetit”, shkroi ish-kryeministri në Facebook.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës insiston në marrëveshjen përfundimtare për njohje të ndërsjellë me Serbinë”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci