Të fundit

Gjini: Marrëveshja duhet të pranohet, Asociacioni është pjellë e gabimeve të të tjerëve

Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini ka deklaruar të mërkurën mbrëma se marrëveshja me Serbinë duhet të pranohet nga pala kosovare.

Sipas tij, në propozimin franko-gjerman nuk shkruan njohje, por shton se për këtë aspekt, duhet të merret më shumë Qeveria e Kosovës.

“Asociacioni është pjellë e gabimeve të të tjerëve. Mirëpo tash jemi këtu. Duhet të gjejmë zgjidhje. Nëse Qeveria e ka, le ta sjellë. Mirëpo këta nuk po thonë asgjë vetëm nuk me pranojmë”, u shpreh ai në T7.

Ndër të tjera, ai foli edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, që po kërkohet me ngulm nga ndërkombëtarët formimi i tij.

“Asociacioni është pjellë e gabimeve të të tjerëve. Mirëpo tash jemi këtu. Duhet të gjejmë zgjidhje”, u shpreh ai.

Gjini shtoi se nëse Qeveria Kurti e ka gjetur zgjidhjen, atëherë “le ta sjellë”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci